Zëvendëskryeministrja e Ukrainës kërkon ndihmën e OKB-së për hapjen e korridoreve humanitare

zevendeskryeministrja e ukraines kerkon ndihmen e okb se per hapjen e korridoreve humanitare
zevendeskryeministrja e ukraines kerkon ndihmen e okb se per hapjen e korridoreve humanitare

20:57 22/04/2022

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk është shprehur së fundmi se evakuimi i rreth 100,000 njerëzve të bllokuar në Mariupol do të ketë sukses vetëm me ndihmën e OKB-së.

Vereshchuk tha se OKB-ja duhej të përfshihej në rregullimin e korridoreve humanitare, duke thënë se ishte “organizata e vetme me kapacitetin dhe forcën për të parandaluar vdekjen”, por sipas saj deri më tani ishte “vetëm duke vëzhguar ngjarjet”.

“Evakuimi është i mundur vetëm me ndihmën e OKB-së. OKB-ja dhe Guterres duhet të përfshihen dhe të rregullojnë korridoret. Nuk kemi kohë për të pritur. Këto korridore duhet të vendosen në ditët në vijim”, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës.

Vereshchuk tha se luftëtarët ukrainas në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol “nuk do të dorëzohen – ata do të luftojnë deri në fund”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts