Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës: Kemi marrë vetëm 10% të ndihmës ushtarake

Ukraina ka marrë vetëm 10% të ndihmës ushtarake të kërkuar nga partnerët perëndimorë, tha zëvendësministrja e mbrojtjes së vendit.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, duke folur në një fjalim televiziv, tha: “Çfarëdo përpjekje që të bëjmë, pavarësisht sa profesionale është ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve tanë perëndimorë Ukraina nuk do të jetë në gjendje ta fitojë këtë luftë”.

Më herët sot  CNN raportoi  se SHBA pret më shumë njoftime për paketat e armëve dhe pajisjeve në Ukrainë gjatë një takimi kyç të gati 50 vendeve të njohur si Grupi i Kontaktit të Ukrainës të mërkurën, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se Rusia po fiton terren në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, veçanërisht në qytetin Severodonestk, i cili ka parë disa nga luftimet më të ashpra kohët e fundit.  Disa zyrtarë ukrainas kanë thënë se do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ndalet përparimi në rritje i Rusisë ose të rimarrin tokën e pushtuar në rajon.

“Ne dëgjojmë çfarë thonë ata, dëgjojmë absolutisht çfarë po thonë”, tha zyrtarja e lartë e mbrojtjes, e cili foli për “urgjencën” e takimit të grupit në Bruksel.

Zyrtarja tha se nuk do të detajonte se cilat vende do të shpallnin paketa të reja sigurie ose çfarë do të përfshinin ato dërgesa, por vuri në dukje se SHBA punon “shumë ngushtë” me vendet e tjera për të kuptuar se çfarë kanë nevojë forcat e armatosura të Ukrainës dhe më pas për të gjetur ato sisteme për t’i dërguar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.