Zëvendësoi deputetin e arrestuar Alqi Bllako, Pandeli Majko caktohet edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm









Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko pasi mori mandatin është caktuar edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe anëtar zëvendësues në Komisionin e Ligjeve.

pandeli majko

Emri i Pandeli Majkos u votua në Kuvend me shumicën e votave.

Kujtojmë që Majko zëvendësoi Alqi Bllakon, i cili u arrestua për aferën e inceneratorëve.

Po ashtu Kuvendi miratoi kalimin e deputetit Benet Beci nga anëtar zëvendësues në anëtar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Ndërsa Etilda Gjoni u caktua anëtarë në Komisionin e Jashtëm, duke zëvendësuar deputetin Benet Beci.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *