Zgjatja e mandatit të vetingut, reagojnë ambasadorët e Gjermanisë dhe BE-së: Moment historik për reformën në drejtësi! Hap i rëndësishëm drejt integrimit








Pas votimit në Kuvend për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, kanë reaguar selitë diplomatike në Tiranë.

vetingusorecazingraf

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca përmes një postimi në Tëitter ka përgëzuar deputetët e Kuvendit.

Në mesazhin e tij, ai shkruan se kjo tregon vendosmëri përtej partive politike, për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE.

“Sot Parlamenti tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit! Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi. Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit. Mirëpres vendimin e rëndësishëm të marra nga Kuvendi për propozimet e PD për komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore , në përputhje me rekomandimet e OSBE, si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e arritura deri më tani”, shkruan Soreca.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf ka përshëndetur votimin në parlament. Në një reagim të Ambasadës Gjermane, Zingraf shprehet se parlamenti tregoi vullnetin e saj për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE.

Zingraf gjithashtu ka përshëndetur dhe opozitën parlamentare që mundësuan këtë vendim me shumicë të cilësuar.

“Ambasadori Zingraf u shpreh sot rreth vendimit të Kuvendit: „Parlamenti shqiptar ka shprehur sot në mënyrë të qartë vullnetin e tij për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE. Përgëzoj të gjithë deputetët, që votuan për vijimin dhe përmbylljen e procesit të verifikimit të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, e kësisoj për reformën në drejtësi dhe shtetin ligjor. Përshëndes faktin që pjesë të opozitës parlamentare mundësuan këtë vendim me shumicë të cilësuar, duke e mbështetur atë në mënyrë konstruktive. Kjo është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.“ – shkruan Zingraf.

Me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi ka miratuar ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e afateve të organeve të Vetingut

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.