Zgjatja e mandatit të vetingut/ Reagon KPK: Mbështetja e Kuvendit dhe ndërkombëtarëve do shërbejë si përgjegjësi për të vijuar punën








Pas miratimit në Kuvend për zgjatjen e mandatit të vetingut, ka reaguar institucioni i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

nga nje mbledhje e kpk
nga nje mbledhje e kpk

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, KPK falënderon Kuvendin dhe ndërkombëtarët që kanë shprehur mbështetjen e tyre për vijimin e procesit të vetingut në Shqipëri.

Sipas KPK, kjo mbështetje do të shërbejë si përgjegjësi e shtuar për trupën e këtij organi për të vijuar punën me përkushtim dhe profesionalizëm.

Njoftimi nga KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dëshiron të shprehë falenderim dhe mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Bashkimit Evropian,  Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Operacionit Nderkombëtar të Monitorimit në funksion të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

KPK falenderon gjithashtu Kuvendin e Shqipërisë për mbështetjen e shprehur edhe njëherë me votë për procesin e vettingut dhe në veçanti për punën dhe angazhimin e Komisionit, duke zgjatur mandatin e tij deri në fund të vitit 2024.

Mbështetja e komunitetit ndërkombëtar dhe ajo  e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë përbëjnë njëkohësisht një përgjegjësi të shtuar për trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të vijuar me të njëjtin përkushtim, profesionalizëm dhe paanshmëri procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në përfundimin e tij.

Besimi i publikut do të vijojë të jetë udhërrëfyesi i KPK-së në rrugën e nisur drejt garantimit të një sistemi drejtësie të pavarur, të pakorruptuar e sa më të drejtë për qytetarët.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com