Zgjatja e mandatit të Vetingut/ Tre abstenim dhe një pro, ja si votuan katër deputetët e LSI








Tre deputetët e LSI-së Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho kanë abstenuar në lidhje me zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut, mëson “Panorama.al”.

nonuijka

I vetmi deputet që ka devijuar nga qëndrimi i LSI është Agron Çela i cili votoi pro zgjatjes së afateve të Vetingut.

Më herët gjatë një prononcimi për mediat Kryemadhi konfirmoi: “Unë personalisht kam abstenuar, z. Çela ka votuar pro. Kur PD për një orë ndryshon mendim s’ka arsye pse z. Çela mos votojë pro. Vendimi ynë ka qenë për të abstenuar. Votat e LSI janë shumë modeste në Parlament, nuk e ndryshojnë fatin e Parlamentit”.

Kujtojmë që pro zgjatjes së afateve të Vetingut u shprehën PS e PD, ndërsa kundër grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.