Zgjatja e mandatit të vettingut/ Basha mbledh grupin parlamentar para seancës plenare: Për drejtësinë s’bëhemi ne pengesë, ata që kishin frikë janë “non grata”








basha

Prej kohësh, Partia Demokratike ka deklaruar se 2 prej prioriteteve kryesore janë reforma territoriale dhe reforma zgjedhore.

Para seancës parlamentare të ditës së sotme, ku pritet të votohet zgjatja e mandatit të Vettingut, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar.

Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se deri në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar negociata intensive dhe pritet që PD ta votojë.

Po ashtu mësohet se në lidhje me drejtësinë, Basha ka thene që “nuk behemi me pengese ne. Ata qe e kishin frike janë “non grata” tani”.

Lideri i opozitës ka qenë në kontakt me zyrat më të larta  të BE në Tiranë, në Bruksel, Uashington dhe gjetke mbi prioritetet e Partisë Demokratike.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.