Zgjatja e organeve të vetingut/ PS thërret të hënën Komisionin e përbashkët të Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për ndryshimet Kushtetuese (Dokumentet)








Ditën e hënë më datë 1 nëntor do të mblidhet Komisioni i Përbashkët për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe të Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

vetingukomisionidokumente

Panorama.al ka siguruar dokumentet ku është miratuar mbledhja e parë e cila do të zhvillohet në orën 14:00.

Takimi i parë do të jetë prezantues për nismën e propozuar nga mazhoranca për zgjatjen e mandatin e organeve të vetingut, ku do të caktohen dhe relatorët e ekspertët përkatës.

Rendi i ditës:

  1. Prezantimi i nismës nga nismëtarët “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, depozituar në Kuvend më 15.10.2021:
  2. Miratimi i procedurës dhe kalendarit për shqyrtimin e nismës “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,;
  3. Caktimi i relatorëve; 4. Miratimi i ekpertëve konstitucionalistë/ekspertizës përkatëse.

komisioniceshtjesligjore komisioni-ceshtjeveligjore

komisionivetingu

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *