Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Bardhi kërkesë Nikollës në emër të grupit të PD: Propozojmë ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik

zgjedhja e avokatit te popullit bardhi kerkese nikolles ne emer te grupit te pd propozojme ndertimin e nje procesi transparent dhe demokratik
zgjedhja e avokatit te popullit bardhi kerkese nikolles ne emer te grupit te pd propozojme ndertimin e nje procesi transparent dhe demokratik

Gazment Bardhi i është drejtuar sot me një shkesë Kryetares së Kuvendit në emër të Grupit të PD, për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ai ka kërkuar lehtësimin e Kryetares së Kuvendit për të ndërtuar një proces dialogu transparent midis mazhorancës dhe opozitës.

“Me qëllim që procedura kushtetuese të jetë sa më transparente për publikun dhe dialogu parlamentar ndërmjet palëve të jetë i bazuar në një metodologji dhe kritere të qarta që synojnë arritjen e konsensusit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit, me lehtësimin e kryetares së Kuvendit” – shkruan Bardhi.

Gazment Bardhi thekson se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë për t’u përfshirë që sot në një proces parlamentar dialogu midis grupeve parlamentare të PS dhe PD, me lehtësimin e Kryetares së Kuvendit, duke propozuar dhe përcaktuar bashkërisht një procedurë transparente që mundëson gjetjen e konsensusit, duke mirëpërcaktuar rolin e grupit parlamentar të PS dhe rolin e grupit parlamentar të PD në këtë proces.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts