“Zgjedhja e dhomave të arbitrazhit, problem i palëve”, ministri Manja: Çështjet e humbura vijnë me kosto financiare

zgjedhja e dhomave te arbitrazhit problem i paleve ministri manja ceshtjet e humbura vijne me kosto financiare
zgjedhja e dhomave te arbitrazhit problem i paleve ministri manja ceshtjet e humbura vijne me kosto financiare

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me çështjen e Arbitrazhit.

Ai ka deklaruar se çështjet e humbura nga Shqipëria vijnë me një kosto financiare, por se nuk dha shifra konkrete.

Ministri Manja u shpreh se informacion të detajuar në lidhje me këtë çështje e ka avokatura e shtetit.

“Ne na duhet të kemi një klasë arbitrazhi, por na duhet të kemi profesionistë të ri që do të përfshihen në këtë instrument ligjor. Kjo është ajo që do prezantohet sot. Çështja e zgjedhjes së arbitrave dhe dhomave të arbitrazhit është çështje e palëve. Vendosin vetë se ku do ti zgjidhin. Nuk është një çështje e prere me thikë. Rast pas rastit është çështje e vullnetit të palëve”, tha ai.

Ka një bilanc për çështjet e humbura?

Manja: Ka një faturë financiare, një kosto të gjyqeve që humben dhe fitohen. Por nuk është ky momenti. Nëse kërkohet ky informacion, avokatura e shtetit ka informacionin plotë

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts