Zgjedhja e krerëve të degëve nga Komisioni i Rithemelimit/ Përfundon procesi i numërimit në Selenicë, Fushë-Krujë dhe Fier. Ja kush janë fituesit (EMRAT)









Është zhvilluar këtë të dielë procesi i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, për zgjedhjen e kryetarit të degëve të Partisë Demokratike në Selenicë, Fier dhe Fushë-Krujë.

Në përfundim të procesit të numrimit në Selenicë ka rezultuar fitues kandidati Leonard Rakipaj. Rakipaj mori 203 vota, kundrejt Gazmir Beqaj i cili mori 63 vota.

Ndërsa ne Fushë-Krujë nuk ka patur surpriza ku është rizgjedhur kryetari i Agron Loka.

Gjithashtu është mbyllur procesi i votimit edhe për zgjedhjen e kryetarit të degës se Partisë Demokratike në Fier.

Nga dy kandidatët në garë është shpallur fitues me 452 vota Rrapi Gjika, ndërkohë që kandidati tjetër Vladimir Kajolli mori 344 vota.

Kujtojmë se prej orës 09:00 të paradites së sotme, demokratët e Fierit, Selenicës dhe Fushë-Krujës i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e degës së tyre pas procesit të hapur nga Komisioni i Rithemelimit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Komisioni i Rithemelimit bëri me dije mëngjesin e kësaj të diele se në Fier garojnë Gentian Varfi, Rrapi Gjika dhe Vladimir Kajolli. Në Fushë Krujë kandidatët janë Agron Loka dhe Aqif Mesi ndërsa në Selenicë Gazmir Beqaj dhe Leonard Rakipaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.