Zgjedhja e parë e Realit/ Media britanike tregon prapaskenat, si presidenti Perez tentoi të rikthente Zhoze Murinjon






Pas largimit të trajnerit Zinedin Zidan, presidenti Florentino Perez u vu në lëvizje për të arritur një marrëveshje me Zhoze Murinjo.

mourinho-florentinoperez

Sipas medias britanike “The Telegraph”, Special One ishte një nga kandidaturat kryesore për të drejtuar Realin, para se Perez të bindte Karlo Ançelotin të rikthehej në Madrid.

Vetëm një javë më parë, presidenti i Realit, u kishte kërkuar menaxherëve të tij që të kontaktonin me 58-vjeçari edhe pse e dinin që portugezi kishte arritur një marrëveshje verbale me klubin italian të Romës, ata insistuan që ai të rikthehej në Spanjë.

Trajneri portugez ishte zgjedhja e parë e Real Madridit pas largimit të Zidanit, por Murinjo e refuzoi ofertën e presidentit Perez, pasi kishte vendosur për një aventurë tjetër në Serinë A me kryeqytetasit.

Duke u gjendur në këtë pozitë, “Los Blancos” vendosën që të kthenin kokën drejt Karlo Ançelotit, i cili drejtonte Evertonin në Premier Ligë.  Tekniku italian nuk i rezistoi dot joshjes nga Perez dhe u rikthye në Madrid.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *