Zgjedhja e Pjerin Ndreut në krye të Shoqatës së Bashkive, vjen reagimi nga Brukseli: Palët e përfshira të zgjidhin çështjen përmes dialogut






pjerin-ndreu

Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Pjerin Ndreut në krye të Shoqatës së bashkive në Shqipëri.

Përmes një deklarate, Këshilli Europian shpreh shqetësimin për iniciativën e ndërmarrë nga kryebashkiaku i Lezhës dhe disa bashki të tjera të Partisë Socialiste.

Edhe për procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli Europian u bën thirrje palëve që të gjejnë dialogun e përbashkët në zgjidhjen e këtij problemi.

REAGIMI I KËSHILLIT EUROPIAN TË BASHKIVE

Komiteti i Politikave i Këshillit të Komunave dhe Rajoneve Evropiane dëshiron të shprehë shqetësimin e thellë në lidhje me iniciativën e fundit të një grupi kryebashkiakësh, anëtarë të Shoqatës Shqiptare të Autonomisë Vendore, e cila historikisht përfaqëson qeveritë lokale të lidhura me një parti politike vetëm për të kapur strukturën e Shoqatës së Bashkive. Shoqata e Bashkive ka qenë anëtare e Këshillit Europian të Bashkive për shumë vite. Vitin e kaluar, Komiteti i Politikave debatoi mbi kërkesën nga Shoqatës për Autonomi vendore për t’u bërë një anëtar me të drejta të plota të Këshillit Europian të Bashkive. Më pas u vendos që të mos i jepej statusi me të drejta të plota.

Duke marrë parasysh rolin tonë të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të qeverive lokale dhe rajonale të Evropës dhe shoqatat e tyre, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara dhe të dy shoqatave që menjëherë të fillojnë dialogun në nivelin politik dhe teknik dhe zhvillimin e një vizioni të përbashkët në respektimin e plotë të kushtetutës të drejtat e vendit dhe në respekt të ndërsjelltë të legjitimitetit të njëri-tjetrit. Ne e kuptojmë se ka një përoces ligjor mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjet lokale të 2019 në Shqipëri, të cilat u bojkotuan nga opozita. Sidoqoftë, ne i nxisim të dy palët të punojnë së bashku për të gjetur gjuhë të përbashkët në interesin më të mirë vendit. Në lidhje me parimet e përcaktuara në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe Këshillit Europian të Bashkive në lidhje me pluralitetin politik dhe vlerat demokratike, ne jemi duke konsideruar statusin e Shoqatës së Bashkive duke ngrirë anëtarësinë e saj derisa të gjendet një zgjidhje midis palëve.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *