Zgjedhja e presidentit/ Taulant Balla sot takim me Fatmir Mediun në kryesinë e Kuvendit! Shtyn mbledhjen me Enkelejd Alibeajn









Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Taulant Balla do të takohet ditën e sotme me kreun e grupit të Aleancës për Ndryshim Fatmir Mediu në kuadër të procesit të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit.

Capture

Takimi do të mbahet në orën 16:00 në kryesinë e Kuvendit. Sot PS kishte thirrur në takim të gjithë krerët e grupeve parlamentare, por PD shtyu mbledhjen e saj për paraditen e nesërme.

Kjo në shenjë solidariteti me deputetin Luçiano Boçi i cili humbi babanë një ditë më parë ndërsa përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet pikërisht në orën 16:00.

Partia Demokratike nuk është shprehur ende për çështjen e presidentit. Kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj njoftoi dje se do të dalin me një qëndrim të përbashkët në përfundim të mbledhjes së grupit.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.