Zgjedhja e presidentit të ri/ Vangjel Dule: Të mos shkojmë drejt një noteri për interesat e mazhorancës! Kërkojmë një PD të fortë…









Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) Vangjel Dule ka folur ditën e sotme për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri dhe pozicionin e partisë së tij.

Capture

Në një deklaratë për gazetarët nga qyteti i Vlorës, Dule deklaroi se zgjedhja e presidentit me procedurat e njohura deri më sot do të prodhojnë një noter publik për interesat e maxhorancës.

“Duhet të jemi të sinqertë me veten tonë dhe ata që përfaqësojmë. Vendi ndodhet në një situatë delikate. Shteti është i kapur. Demokracia është në kushte të vështira.

Vendi nëse nuk do ketë reagim po shkon në paradhomën e totalitarizmit. Zgjedhja e presidentit me procedurat e njohura do të jetë një noter publik. Edhe Ilir Meta u zgjodh me syninim për të qenë noter i politikave Rama. Por në rastin konkret ai tregon reflektim serioz”, deklaroi Dule.

Ai foli edhe për situatën në Partinë Demokratike. “Situata në parti të ndryshme u takon anëtarësive të tyre. Ne jemi një parti që kemi bashkëpunuar me PD.

Kërkojmë një PD të fortë për t’i prirë koalicionit opozitar që fenomenet që përmenda pak më sipër të mos jenë dominante në jetën tonë politike por të lihen anës rrugës sonë për integrimin. Jam atashuar pranë PBDNJ”, u shpreh ai.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.