“Zgjedhje nëse Osmani nuk votohet presidente”/ Pas paralajmërimit të Kurtit, pritet që parlamenti i Kosovës të votojë për numrin një të shtetit

Seanca parlamentare për zgjedhjen e presidentit ka filluar, mirëpo pak kohë pas fillimit të seancës, kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thirrur një pushim 15-minutësh.

Në Kuvend aktualisht janë 84 deputetë nga VV, LDK, PDK, AAK dhe pakicat, shkruajnë mediat e Kosovës.

Mimoza Kusari Lila ka prezantuar biografinë e Vjosa Osmanit, Haxhi Avdylit dhe të Nasuf Bejtës, kandidatë për president. Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 të tilla.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në Kosovë zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt, dhe më 22 mars 2021 u konstituua Kuvendi dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, që i bie 80 vota të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *