Zgjedhje të pjesshme vendore, Gjiknuri: PS është gati nëse Presidenti dekreton vendimin e Kushtetueses! Komisioni i reformës zgjedhore? Ne i kemi…








damiangjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri shprehet se Partia Socialiste është gati për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së socialistëve, ai deklaroi se PS është gati nëse Presidenti Ilir Meta dekreton vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi 30 qershorin.

Sipas tij, qëllimi i mbledhjeve të kryesisë është partia dhe fuqizimi i saj.

“Ne gati jemi dhe për zgjedhje të pjesshme vendore nëse Presidenti i dekreton ato pas vendimit të Kushtetuese. Kjo është një ccështje që pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mendoj që ajo nuk ka pse ta vonojë vendimin. Brenda 45 ditëve ai dekreton zgjedhje. Ne jemi gati. Qëllimi është pse ky fokus tek partia. PS ka fituar zgjedhje dhe konkuron për të fituar. Partia është fokusi kryesor dhe ajo konkuron në zgjedhje në ccdo kohë” – tha Gjiknuri.

I pyetur mbi ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, Gjiknuri thotë se është gati të ulet në tryezë me Partinë Demokratike dhe se PS i ka gati propozimet.

“Komisioni i reformës zgjedhore ka qenë mbi partisan, pas marrjes së kërkesës së PD do të ngremë në parlament këtë komision. Ka një nevojë për bashkëpunim. PD dhe PS duhet të jenë pjesë e këtij komisioni. Ne kemi propozimet tona bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne e bëmë me PD kur nuk ishin pjesë e parlamentit” – tha Gjiknuri.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *