Zgjedhjet 2025/ Veliaj mbledh kryetarët e PS-së së Tiranës: Familja jonë politike duhet të shtohet, fitorja e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, misioni ynë

zgjedhjet 2025 veliaj mbledh kryetaret e ps se se tiranes familja jone politike duhet te shtohet fitorja e partise socialiste dhe edi rames misioni yne

Qëllimi i Partisë Socialiste është ta çojë vendin përpara, duke vijuar punën për zhvillimin e ekonomisë, të turizmit dhe shpejtimin e integrimit në Bashkimin Europian. Ky ishte mesazhi që Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, kishte për kryetarët e PS në Tiranë, në takimin e zhvilluar në selinë rozë, duke shënuar kështu nisjen e punës për zgjedhjet e vitit 2025.

Veliaj u shpreh se Partia Socialiste mirëpret çdo të ri të talentuar, që dëshiron t’i bashkohet familjes më të madhe progresiste të vendit, duke i porositur kryetarët e PS që të nisin një fushatë mobilizimi në të gjithë Tiranën. “Ne synojmë një mandat të katërt për Kryeministrin Edi Rama dhe forcën tonë politike, e cila është familja më e madhe, më patriotike dhe më progresiste në vend. Kush mendonte se pas tre mandateve në bashki unë do ta ulja ritmin, ju premtoj publikisht se kjo do të jetë fushata ku unë do të impenjohem edhe më shumë, do të punoj edhe më fort, jo vetëm për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por për faktin se kjo forcë politike dhe Kryetari i saj e kanë transformuar Shqipërinë në një mënyrë të paimagjinueshme, po ashtu edhe Tiranën, çdo qelizë të jetës së vendit. Rizgjedhja e Partisë Socialiste në krye të vendit është mision kombëtar, po ashtu edhe puna jonë, si dega më e madhe në vend”, nënvizoi Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai shtoi se Tirana po rritet me ritme shumë të shpejta, ndaj edhe duhet nisur sa më parë një fushatë mobilizimi. “Është shumë e rëndësishme ta fillojmë këtë vit të ri, si një vit i ri mobilizimi për Partinë Socialiste të Tiranës, si dega më e madhe dhe faktori vendimtar për qeverisjen e Shqipërisë. Ne nuk e ndalim dot ritmin e zhvillimit të Tiranës, ritmin e rritjes së turizmit, rritjen ekonomike të vendit, rritjen e vëmendjes që ka marrë Shqipëria, rritjen e shanseve se jemi të parët në Ballkanin Perëndimor që hyjmë në BE. Kjo do të thotë se secili prej nesh duhet të fillojë një fushatë mobilizimi”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts