Zgjedhjet e 13 qershorit/ Grupi “Për PD” paraqet dy kandidatët që do të garojnë me Bashën për kreun e partisë, ja kërkesa






Grupi “Për PD”-në ka paraqitur sot dy kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën në 13 qershor në garën për kryetarin e partisë.

pd90

Sikundër raportoi dje “Panorama” dy kandidatët e propozuar janë Edit Harxhi dhe Ibsen Elezi. Pak më herët ishte Fatabardh Kadilli që dorëzoi kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

“Grupi për PD”-në parashtron disa kërkesa lidhur me procesin, duke theksuar se plotësimi i tyre është i domosdoshëm për një garë të hapur, të barabartë, e mbështetur në vlerat perëndimore.

Në një deklaratë për mediat kandidatja Edit Harxhi shprehet: “Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë vjen pas humbjes së zgjedhjeve dhe ajo që ne ofrojmë si grup, ajo që ofroj unë është një reformim i thellë mbi idealet e vitit 1991.PD ka nevojë për një fillim të ri”.

Ndërsa Edvin Kulluri theksoi se “është në interes të PD dhe Lulzim Bashës që përveç datës së parakohshme që prish këto parime. I kemi kërkuar: 1-Shtyrjen e ditës së zgjedhjeve.
2-Një axhendë të përbashkët dhe vënin në dispozicion të kandidatëve rivalë për tu takuar me anëtarësinë në rrethe. 3-Të ketë përfaqësues secili kandidat në komision dhe në degët e PD. 4-Të vërë në dispozicion listat e anëtarësish për të shmangur çdo manipulim dhe çdo transformim të votës së lirë të demokrateve”.

Kërkesa e plotë

Të nderuar zonja dhe zotërinj, bazuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për shpalljen e garës për Kryetar të PDSH që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, po ju bëjmë me dije se nga Grupi për PD do paraqiten dy kandidatura, zonja Edit Harxhi dhe zoti Ibsen Elezi.

Për këtë po ju parashtrojmë disa kërkesa të domosdoshme për garantimin e një gare të ndershme dhe të lirë, pavaresisht nga koha tejet e shkurtër e vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryesia e PDSH.

1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.

2) Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.

3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkta të sipërcituara.

Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kerkesave te domosdoshme për një gare të hapur, të barabarta dhe të mbështeur në vlerat më të mira perëndimore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *