Zgjedhjet e 13 qershorit/ Kryesia e PD u jep dritën e gjelbër 4 kandidatëve në garën për kreun e partisë, skualifikohen 5 të tjerët (EMRAT)






Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar në mbledhjen e mbajtur sot 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit.

4

Kryesia votoi unanimisht që gara për kryetar partie të këtë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Kandidatët që humbin të drejtën për të garuar janë Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Po ashtu mësohet se në rendin e ditës së mbledhjes së sotme ishte edhe një udhëzim, që bazohet te statusi i PD, dhe çdo kandidat do ketë vëzhguesin e tij në zgjedhje. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë mungoi Lulzim Basha, për shkak të konfliktit të interesit si kryetar i PD.

(18:00) 9 kandidatë për kreun e PD/ Zbulohen 4 emrat e panjohur që synojnë të sfidojnë Bashën në 13 qershor

Gazeta “Panorama” ka mësuar emrat e katër kandidatëve të panjohur në garën për kreun e PD-së, ku në total janë 9 kandidatë.

Në garë për kreun e selisë blu përpos emrave që kanë dalë në media janë edhe Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Megjithatë këta të fundit duhet të kalojnë filtrin për të marrë dritën gjelbër për të qenë pjesë e garës.

Kryesia e Partisë Demokratike po zhvillon sot mbledhjen ku do të miratohen kandidaturat për zgjedhjet që do të mbahen në 13 qershor.

“Panorama” mësoi më herët se në mbledhje mungon kryedemokrati Lulzim Basha, pasi e konsideron veten në konflikt interesi dhe nuk do të ndikojë në proces.

Përballë Lulzim Bashës në sfidën e 13 qershorit pritet të jenë gjithashtu Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi, që kanë shpallur më herët kandidaturat. Të gjithë sfidantët do të kenë 12 ditë kohë për fushatë.

9 KANDIDATËT 

  1. ADMIR MULAJ
  2. AGRON SHEHAJ
  3. EDIT HARXHI
  4. EDMOND VRAPI
  5. FATBARDH KADILLI
  6. IBSEN ELEZI
  7. LULZIM BASHA
  8. MIRJAN JASHANLLARI
  9. SABRI HOXHA

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *