Zgjedhjet e 2025/ Rithemelimi cakton drejtuesin politik të qarqeve! Rikthim i mundshëm i Topallit, por në Shkodër caktohet Luçiano Boçi! Tirana ndahet në 4 pjesë

zgjedhjet e 2025 rithemelimi cakton drejtuesin politik te qarqeve rikthim i mundshem i topallit por ne shkoder caktohet luciano boci tirana ndahet ne 4 pjese































Rithemelimi është duke kolauduar ‘makinën elektorale’ për zgjedhjet e 2025-sës, ku pritet të ketë ndryshime në drejtuesit politik të qarqeve.

Grupi-PD-mbledhja-selia-PD-Rithemelimi-bardhi-Noka-Salianji-takimi-bashkimi-opozita (19)

Pak ditë më parë gazetari i News24 Osman Stafa, raportoi se Luçiano Boçi do të jetë drejtues Politik në Shkodër.  Ndërkohë që në Vlorë, drejtues Politik pritet të jetë Bujar Leskaj, por për lehtësi organizimi dhe menaxhimi, qarku i Vlorës do të ndahet në 2 pjesë, ku një do të drejtohet nga Leskaj dhe pjesa e Sarandës, Delvinës, Konspolit dhe Finiqit, do të drejtohet politikisht nga Ina Zhupa. Qarku i Beratit do të ketë për Drejtues Politik, Enno Bozdon, i cili ka disa javë që punon në këtë qark.

Por ka edhe emra të tjerë të cilët po diskutohet si Drejtues Politik të qarqeve të tjera, sikundër ka edhe shumë pikëpyetje për disa qarqe të tjera.

Tirana pritet të ketë 4 Drejtues Politik. Një që do të menaxhojë politikisht Rithemelimin në zonat Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, një tjetër që do drejtojë publikisht zonat rurale të Tiranës, dhe dy të tjerë që do të drejtojnë qytetin.

Sipas burimeve Belind Këlliçi pritet të jetë një nga 2 drejtuesit politik të Tiranës qytet. Po ashtu Flamur Noka pritet të jetë në Tiranë, por pa përcaktuar ende zonën. Sa i takon 2 emrave të tjerë ende nuk ka emra që të jenë hedhur në tryezën e diskutimit.

Katër qarqet të rëndësishme si Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçe, ende nuk kanë emra konkret apo të përcaktuar. Por në këto zona përfliten figura të rëndësishme të PD-së së Rithemelimit, si Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji.  Në Lezhë gjithashtu po diskutohen që të jenë 2 kandidatë, emrat e kaluar janë Agron Gjekmarkaj dhe Jozefina Topalli.

Qarku Kukës pritet të mos ketë asnjë ndryshim sa i takon figurave përfaqësuese. Flamur Hoxha pritet të jetë Drejtues Politik, ndërsa Isuf Çela do të menaxhojë Tropojën dhe Hasin.  Në Qarkun e Gjirokastrës emri që po lakohet është ai i Ivi Kasos.  Në Qarkun e Dibrës emri i cili mund të jetë Drejtues Politik është ai i Xhelal Mziut.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts