Zgjedhjet e 25 prillit, ambasadori i OSBE-së: Presim raportin përfundimtar, së shpejti takim me Lulzim Bashën






Ambasadori i ri i OSBE-Del-Monaco-VIncenzo

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo del Monaco ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Sipas News24, ai ka deklaruar se janë në pritje të raportit përfundimtar të zgjedhjeve e cila realizohet 3 muaj pas votimeve.

Më tej ambasadori u shpreh se raporti i OSBE-së është vëzhgim dhe jo certifikim i zgjedhjeve teksa shton se ka pasur një bashkëpunim të mirë me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve gjatë gjithë procesit.

“Ne si prezenca e OSBE-së në Shqipëri kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë përpara zgjedhjeve edhe me partitë politike edhe me KQZ dhe mendoj që kjo është diçka inkurajuese. Me të dalë raporti përfundimtar i ODHIR-it prezenca e OSBE në Shqipëri është e gatshme për te ndihmuar për zbatimin e rekomandimeve më potenciale që ai raport do të ketë.

Dhe këtë po ja u them publikisht që tani që para se të dali raporti dhe është një fakt që ne e dimë edhe KQZ ne do qëndrojmë gati nëse do na kërkohet të ndihmojmë në zbatimin e rekomandimeve. Këto janë çështje me rëndësi për të pasur një diskutim të vërtetë nga parlamenti i ri që do përfaqësohet nga forcat politike të reja sipas formatit të ri në shtator”, tha Del Monaco.

Në fund Del Monaco ka komentuar dhe deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha duke thënë se i dëgjon me vëmendje të gjitha deklaratat. Ai thotë se së shpejti do të ketë një takim me kreun e opozitës.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *