Zgjedhjet e 25 prillit/ KAS pranon shqyrtimin kërkesave ankimore nga palët. Rrëzohet kërkesa e PD-LSI për marrjen e provave shtesë






Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, ka vendosur sot që të pranojë kërkesën ankimore të PD-LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani për shqyrtimin e provave të paraqitura nga palët lidhur me shkeljet në zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu KAS ka rrëzuar kërkesat e PD-LSI dhe kandidatit Merxhani për të marrë prova shtesë nga institucionet shtetërore.

cas

Dy anëtarërt e KAS, Braho dhe Çefa kërkojnë informacion nga KQZ lidhur me të dhënat që kryqëzohen nga pajisja për identifikimin elektronik të zgjedhjeve.

KAS u tërhoq në lidhje me provat që palët kanë depozituar së bashku me kërkesat ankimore dhe për të qartësuar, në lidhje me provat, të gjitha ato do të pranohen për shqyrtim. Ndërkohë që për kërkesat u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës së LSI në lidhje me provat që kërkon të merret. Dy anëtarë të KAS, unë dhe z. Çefa i kërkojmë administratës të KQZ,  që të na vërë në dispozicion nëse personat që gjenden në lista janë pjesë e administratës zgjedhore duke filluar nga dita e zgjedhjeve deri në shpalljen e rezultateve.

Në lidhje me kërkesën e subjektit zgjedhor PD-AN, po ashtu KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesave për marrjen e provave që kërkohen nga ky subjekt. Në lidhje me kërkesat për prova të kandidatit Kreshnik Merxhani u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës”, thuhet në vendim.

Të premten në datën 14 maj KAS pritet që të shqyrtojë ankesat e paraqitura për qarkun e Beratit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *