Zgjedhjet e 25 prillit/ Ministria e Jashtme e Italisë: KQZ tregoi profesionalizëm. Tashmë duhet që të gjithë aktorët politikë të angazhohen për…



Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit, Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka përshëndetur procesin dhe ka vlerësuar rolin e KQZ-së dhe kreut të saj, Ilirjan Celibashi.

di maio

Në një deklaratë Ministria e Jashtme italiane ka uruar KQZ për organizimin e mirë të procesit zgjedhor, siç tregohet nga OSBE/ODIHR në raportin e saj paraprak dhe në veçanti për profesionalizmin dhe transparencën e treguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri i tij Ilirjan Celibashi.

Po ashtu theksohet se “raportimet e pretenduara të mashtrimit dhe parregullsive duhet të vlerësohen me përpikmëri dhe në përputhje të plotë me procedurat e vendosura nga kodi zgjedhor.

Zgjedhjet e së dielës, 25 prill kontribuojnë pozitivisht në konsolidimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj drejt Evropës”.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Italisë theksohet se tashmë thelbësore është që të gjithë aktorët politikë të punojnë për të mirën e vendit, duke kontribuar në konsolidimin e institucioneve demokratike që gjejnë pikën e tyre qendrore të referencës në një Parlament plotësisht legjitim dhe funksional.

“Pas ballafaqimit elektoral, tani është thelbësore që të gjithë aktorët politikë të angazhohen të punojnë për të mirën e vendit, duke kontribuar në konsolidimin e institucioneve demokratike që gjejnë pikën e tyre qendrore të referencës në një Parlament plotësisht legjitim dhe funksional.

Shpresa e Italisë është që të gjitha forcat politike të punojnë në kohezion në mbështetje të objektivit strategjik të përfaqësuar nga hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përmes një dialogu konstruktiv dhe të respektueshëm midis mazhorancës dhe opozitës që lejon vendin të përballet me sukses me sfidat që e presin. Italia do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri institucionet shqiptare në këtë rrugë dhe aspiratat legjitime të popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes evropiane”, mbyllet deklarata.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *