Zgjedhjet e 25 prillit shënuan rekord për vota të pavlefshme/ Qarku ku u gabua më shumë



Zgjedhjet e 25 prillit kanë regjistruar edhe në fenomen tejet të përhapur ndryshe nga zgjedhjet e shkuara; pavlefshmërinë e votës.

numerim votash

Mbi 80 mijë vota janë konsideruar të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë se pse ka një numër kaq të madh votash. Pretendimi i parë është se pavlefshmëria ka ardhur për shkak se kandidatët janë shënuar me numra në fletën e votimit (edhe në Kosovë votohet me numra për kandidatët), ndërsa pretendimi i dytë, siç është ai i disa partive opozitare, është fakti se ato janë bërë qëllimisht të pavlefshme nga komisionarët në favor të Partisë Socialiste.

Ajo që dihet me siguri është numri i lartë i tyre, që mund të përkthehej në disa mandate deputetësh.

Numrin më të lartë të votave të pavlefshme e ka Tirana me mbi 18 mijë edhe për faktin se është qarku më i madh në vend.

Gjatë ditës së sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri thirrje për hetim për vota të tilla, duke pretenduar se janë bërë marifete elektorale, duke theksuar se “kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të ndodhë më”.

Votat e pavlefshme sipas qarqeve:

Shkodër

Vota të pavlefshme 6114

Kukës

Vota të pavlefshme 2188

Lezhë

Vota të pavlefshme 4730

Dibër

Vota të pavlefshme 4686

Durrës

Vota të pavlefshme 7808

Tiranë

Vota të pavlefshme 18422

Elbasan

Vota të pavlefshme 9771

Fier

Vota të pavlefshme 9375

Berat

Vota të pavlefshme 5292

Korçë

Vota të pavlefshme 7375

Vlorë

Vota të pavlefshme 4730

Gjirokastër

Vota të pavlefshme 2317

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *