Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, zbulohet emri i kandidatit të opozitës! Ja cili do të jetë përballë Vangjel Tavos

zgjedhjet e 4 gushtit ne himare zbulohet emri i kandidatit te opozites ja cili do te jete perballe vangjel tavos



































Opozita do të kandidojë në zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Himarës më 4 gusht me shqiptaro-amerikanin Petro Gjikuria.

bashkia himare

Sipas gazetarit Osman Stafa, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria do të garojë përballë kandidatit të mazhorancës, Vangjel Tavo.

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht.

Zgjedhjet për Himarën do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Beleri nuk arriti të marrë zyrtarisht detyrën e Kryebashkiakut, pasi nuk u lejua të betohet para Këshillit Bashkiak, ndërsa ishte në gjykim në GJKKO.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts