Zgjedhjet e 6 marsit/ Balla takim me banorët e Kolonjës në Lushnje: Është e papranueshme t’i jepet vota kandidatit të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Nard Ndokës






taulant ballaDrejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe dhe kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa zhvilluan një takim me banorët në Njësinë Administrative Kolonjë në Lushnje.

Në fjalën e tij Balla falënderoi për pjesmarrjen e madhe dhe cilësoi punët e mira që janë bërë në këtë Njësi nga deputeti Braçe.

“Janë shumë punë për tu bërë ende jo vetëm në këtë Njësi por në të gjithë Bashkinë Lushnje, këto ditë kam pasur mundësinë të njoh dhe të shoh çdo problematik të Bashkisë Lushnje dhe shumë punë që duhet të ishin bërë por vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste ne mund të vazhdojmë punët që kemi nisur e do të nisim për këtë Bashki.

Në fund të karrierës së tij pritej që Sali Berisha dhe Ilir Meta të bëheshin bashkë, sepse i kanë lidhur shumë gjëra prej vitesh.

Jam i sigurt se të gjithë ata të djathtë do ta kuptojnë deri në 6 mars se vota e tij nuk mund të përdoret mish për top sikurse është përdorur gjithë këto vite. Sali Berisha do ta përdori votën tuaj për të goditur Amerikën, në skemi asgjë personale me Sali Berishën, por Sali Berisha e ka me te gjithë shqiptarët që i ka sjellë veç të këqija këtij vendi, ndaj me 6 mars është e papranueshme ti jepet vota kandidatit të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Nard Ndokës.

Me 6 mars mos e çoni votën dëm, nuk kemi votë për djegur me Sali Berishën, nuk kemi votë për të vjedhur me Lulzim Bashën, nuk kemi nevojë për gjumë, kemi nevojë për punë ndaj Partia Socialiste e Shqipërisë ka sjell përpara gjithë Lushnjes një vajzë të shkëlqyer si Eriselda Sefa, e cila ka eksperiencën e nevojshme dhe përgatitjen e duhur për të drejtuar Bashkinë Lushnje 102 vite pas Kongresit të Lushnjes.

Gjuha shkon atje ku dhëmb dhëmbi ndaj problemet tuaja të bujqësisë qeveria ka vendosur ti ndihmojë me skemat mbështetëse si për naftën sepse në kemi buxhetin më të madh për bujqësinë që Shqipëria ka pasur këto 30 vite edhe për plehrat kimike ndaj mbetet që të gjithë ju qe merreni me bujqësi të aplikoni për të përfituar nga skemat mbështetëse si në bujqësi edhe në blegtori. E vetmja gjë që ju banorë duhet të bëni është të aplikoni dhe të gjithë punonjësit e njësive dhe të agro-pikave të japin suportin e tyre që të gjithë të përfitojnë.

Kolonja është pjesë e 100 fshatrave të Shqipërisë me diamanti e saj Ardenicën dhe ne do ta kthejmë atë në destination të agroturizmit duke rritur vëmendjen sa më shumë.

Luli dhe Saliu nuk janë ndarë kurrë nga njëri tjetri dhe nuk mund të ndahen dot thjesht ata kërcënojnë njëri tjetrin ndaj në 6 mars dua ti them pupollit të Kolonjës, popullit të Lushnjes, të Dibrës, të Durrësit, të Rrogozhinës, të Vorës dhe të Shkodrës se nuk kanë votë për tja dhënë një politikani apo grup politikanësh që e duan votën ta vënë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Balla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.