Ka përfunduar procesi zgjedhor i mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit në degët e Mirditës, Peqinit dhe Devollit.
Pas numërimit të fletëvotimeve fitues i garës në Mirditë rezulton Albert Melyshi, i cili ka marrë 56% të votave.
Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Mirditë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Mirditë shpallet z. Albert Mëlyshi me 56 % të votave

Procesi zgjedhur është mbyllur gjithashtu dhe në degën e Peqinit, ku Komisioni i Rithemelimit njofton se fitues është Mustafa Pashja me 50.6% të votave.
Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet z. Mustafa Pashja me 50.6 % të votave.
Ndërkohë që në Devoll fitues është shpallur me 60.7% të votave Elvis Hajdërlli.
Njoftimi i plotë i Komisionit të Rithemelimit:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Devoll.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Devoll shpallet z. Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave
Në Lezhë, kryetar i degës është shpallur Arben Ndoj i cili garonte përballë Alen Kolës dhe Anton Gjonit.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al