Zgjedhjet e pjesshme, kandidati i PD për Dibrën, Luan Haka: Do dëshmojmë mençurinë dhe pjekurinë tonë për të mbledhur njerëzit të majtë e të djathtë drejt një qëllimi: Ndryshimit!

Kandidati i PD për Dibrën, Luan Haka, ka zhvilluar takime këtë të diel me qytetarë të zonës, të cilëve i ka shpalosur vizionin e tij për të ardhmen.

Gjatë bisedimit me to, Haka ka vendosur theksin te ndryshimi dhe dalja nga kriza që sipas tij ka kapluar qytetin.

Postimi i Luan Hakës:

Demokratët më të bashkuar dhe të motivuar se kurrë më parë, për të zhvilluar një fushatë model jo vetëm politike, por dhe me cilësitë më të mira të qytetarisë dhe traditës sonë. Fushata do të jetë Oda dibrane, mikpritja e madhe dhe shpirti i shqiptarisë. Do dëshmojmë mençurinë dhe pjekurinë tonë për të mbledhur njerëzit të majtë e të djathtë me dhe parti drejt një qëllimi- Ndryshimit. Dibra duhet të dalë nga kriza dhe varfëria e madhe dhe alternativa e zgjidhjes dhe zgjedhjes, është vetëm PD.
Në 6 Mars, të gjithë bashkë për ndryshimin e madh!
VotoPartinëDemokratike
VotoLuanHaka

Voto Nr 2

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com