Zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe

18:17 06/05/2022

Votuesit ‘ndëshkojnë‘ partinë e Johnson, laburistët festojnë në Wandsworth dhe Westminster

Skandalet e qeverisë së kryeministrit britanik Boris Johnson duket se kanë dhënë efektin e tyre në zgjedhjet lokale të Mbretërisë së Bashkuar.

Të pakënaqur me qeverinë votuesit kanë ndëshkuar rëndë Partinë Konservatore duke i shkaktuar asaj  një humbje të madhe. Laburistët kanë arritur të mundin konservatorët në Wandsworth dhe Westminster, të cilat kanë qenë bashkitë kryesore të partisë së Johnson për gati gjysmë shekulli.

Rezultat fantastik, absolutisht fantastik”, kështu u shpreh lideri laburist Keir Starmer i cili i quajti zgjedhjet lokale të këtij viti një pikë kthese. Ndërsa për Johnson duket se këto zgjedhje kanë nxjerrë disa mësime të rëndësishme për qeverinë.

Mësimi i madh që marr nga kjo është mesazhi nga votuesit për atë që ata duan që ne të bëjmë …siç  është përqendrimi në çështjet e mëdha që kanë rëndësi për ta: të çojmë vendin përpara, të sigurohemi që të rregullojmë situatën ekonomike pas Covid-19“.

Rezultatet e plota të zgjedhjeve lokale do të tregojnë mënyrën si ka qeverisur Johnson.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.