Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar të gjithë kandidatët që fituan në zgjedhjet lokale në Kosovë.
Me anë të një mesazhi, Nikolla i uron suksese për përmbushjen e detyrave të tyre në shërbim të komuniteteve.
“Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve vendore në Kosovë, u uroj të gjithë të zgjedhurve, kryetarë të komunave dhe këshilltarë të këshillave komunalë, suksese në përmbushjen me sukses të detyrave të tyre, në shërbim të komuniteteve dhe qytetarëve! Jam e bindur se të gjithë të zgjedhurit do të bëjnë më të mirën për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të shërbimeve ndaj tyre.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Fitueset kryesore të zgjedhjeve lokale janë, Partia Demokratike e Kosovës, në nëntë komuna dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në shtatë komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në pesë komuna. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka pushtetin në nivelin qendror, ka arritur fitoren në katër komuna.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al