Zgjedhjet lokale në Kosovë, përfundon numërimi i votave të diasporës, LVV kryeson në 15 komuna, LDK në 7, ja rezultati i plotë

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në Kosovë, në kuadër të zgjedhjeve lokale në vend.

Sipas rezultatit përfundimtar, prin LVV me 15 komuna të kryesuara, më konkretisht, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik).

Në 7 komuna më shumë vota nga diaspora kanë kandidatët e LDK-së Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë.

Në 3 komuna prijnë kandidatët e PDK-së Viti, Skenderaj, Hani i Elezit.

Edhe kandidatët e AAK-së janë të parët në 3 komuna Rahovec, Deçan, Klinë.

Nesër pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *