Zgjedhjet lokale në Kosovë, përfundon procesi i numërimit në komunën e Junikut, ja rezultati

Ka përfunduar procesi i numërimit në komunën e Junikut në Kosovë. Fituese në këtë komunë është shpallur kandidati i AAK, Agron Kuçi, me 1.062 vota, ose e thënë ndryshe 47.26%.

Ai ndiqet nga Kandidati i LDK , që ka siguruar 37,87% të votave, ai i LVV, me 12.11% dhe PDK me 2.76%.

Kujtojmë se ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë. Lëvizja Vetë Vendosje nëpërmjet një përfaqësuesi të saj, doli dhe tha se kjo parti do të sigurojë komunat më të madhe të vendit dhe do të ketë një rezultat tre fish më të mirë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara të 2017-ës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *