Zgjedhjet lokale në Kosovë, Ramush Haradinaj merr vendimin: Kemi vendosur ta kufizojmë fushatën në 5 ditë

KOSOVA

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka vendosur se kandidatët e partisë së tij do të bëjnë vetëm 5 ditë fushatë për zgjedhjet lokale.

Haradinaj thotë se vendimi është marrë për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike.

Ndërkohë ai nuk thekson se fushata do të ndërpritet brenda 5 ditëve, por do të gjenden mënyra alternative komunikimi.

KQZ vendosi që të mos kufizojë fushatën duke e lënë 30 ditë edhe pse disa parti opozitare kërkuan që të bëhej vetëm 5 ditë ose mos bëhej fare për shkak të pandemisë.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.

Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit.

Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.

Na priftë e mbara!

RH
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *