Zgjedhjet lokale në Kosovë, reagon Vetë Vendosja: Do të jemi fituese në shumicën e komunave, pritet të dyfishojmë rezultatin në krahasim me 2017-n

Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë në një prononcim për mediat, se në këto zgjedhje do të jenë fituese në “komunat më të fuqishme”.

Në një konferencë për mediat në Kosovë, Fitore Pacolli, pjesë e LVV, ka thënë se rezultati final do të dëshmojë se kjo parti do të dyfishojë votat në zgjedhjet komunale, krahasuar me vitin 2017.

“Në krahasim e rezultatin e zgjedhjeve komunale të vitit 2017, nga partia e tretë do të jemi bindshëm partia e parë. Rezultatet finale do të do qartësojnë ngritjen e Vetëvendosjes në raport me zgjedhjet e fundit në nivel lokal. Numri i përgjithshëm i votave dhe besimit të qytetarëve presim të dyfishohet”, tha Pacolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *