Zgjedhjet lokale në Kosovë, Shqipëria i jep përkohësisht kamera regjistruese dhe monitoruese të përdorura për 25 prillin

Shqipëria i ka dhënë përkohësisht Kosovës kamerat regjistruese dhe monitoruese për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Marrëveshja është nënshkruar mes KQZ-ve të dy vendeve. Janë 50 kamera që Kosova i huazon në kudër të kësaj marrëveshjeje dhe do i përdorë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Sipas Celibashit, përdorimi i kamerave në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave në zgjedhjet e 25 prillit ishin garanci e shtuar ndërsa homologu Radoniqi theksoi se përdorimi i këtyre pajisjeve do të rruajë integritetin e zgjedhjeve.

STATUSI NGA ILIRJAN CELIBASHI

Së bashku me z. Kreshnik Radoniqi nënshkruam në emër të KQZ-së së Shqipërisë dhe KQZ-së së Kosovës marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, e cila parashikon përdorimin e përkohshëm nga pala kosovare të teknologjisë zgjedhore të zbatuar nga KQZ e Republikës së Shqipërisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të huazimit të 50 kamerave regjistruese dhe monitoruese të përdorura në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit, për t’i përdorur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në zgjedhjet vendore të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

I shpreha z. Radoniqi bindjen se kamerat e monitorimit në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare 2021 ishin garanci e shtuar për procesin zgjedhor dhe integritetin e zgjedhjeve.

Nga ana e tij, Kryetari i KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi nënvizoi se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-e Kosovës në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe kandidatëve në aktivitetet që zhvillohen në QNR, pasi aty zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç janë numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe rinumërimi i vendvotimeve.

Implementimi me sukses i teknologjisë zgjedhore në zgjedhjet e Shqipërisë, ka bërë që mjaft vende të rajonit dhe më gjerë, t’i drejtohen KQZ-së për ekspertizë lidhur me aplikimet dhe teknologjinë inovatore në zgjedhje. KQZ e Kosovës synon që në zgjedhjet e tetorit, të përdorë kamerave regjistruese dhe monitoruese të huazuara nga KQZ e Shqipërisë, për të rritur sigurinë dhe garantuar integritetin e procesit të numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve #teknologjianezgjedhje #kqzshqiperi #zgjedhjetshqiperi2021

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *