Zgjedhjet lokale në Kosovë, Shqipëria u jep 50 kamera regjistruese dhe monitoruese për përdorim të përkohshëm





kosove

Kosova do të përdorë pajisje teknologjike të Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është nënshkruar një marrëveshje mes dy palëve, ku Shqipëria do i japë Kosovës disa pajisje teknologjike që janë përdorur në 25 prill, për përdorim të përkohshëm.

Sipas njoftimit të KQZ, Shqipëria do u japë 50 kamera regjistruese dhe monitoruese të cilat do të përdoren në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë.

Kryekomisioneri shtetëror i Zgjedhjeve në vendin tonë, Ilirjan Celibashi tha se përdorimi i kamerave në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave në zgjedhjet e 25 prillit ishin garanci e shtuar ndërsa homologu Radoniqi theksoi se përdorimi i këtyre pajisjeve do të rruajë integritetin e zgjedhjeve.

Njoftimi i KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, e cila parashikon përdorimin e përkohshëm nga pala kosovare të teknologjisë zgjedhore të zbatuar nga KQZ e Republikës së Shqipërisë. Në emër të dy institucioneve nënshkruan Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi dhe Kryetari i KQZ-së së Kosovës, z. Kreshnik Radoniqi.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të huazimit të 50 kamerave regjistruese dhe monitoruese të përdorura në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit, për t’i përdorur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në zgjedhjet vendore të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

Komisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se kamerat e monitorimit në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare ishin garanci e shtuar për procesin zgjedhor dhe integritetin e zgjedhjeve.

Nga ana e tij, Kryetari i KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi nënvizoi se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-e Kosovës në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe kandidatëve në aktivitetet që zhvillohen në QNR, pasi aty zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç janë numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe rinumërimi i vendvotimeve.

ilirjancelibashi

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *