Zgjedhjet në Francë/ Biden: U hodh poshtë ekstremizmi! Do refuzohet edhe në SHBA! Scholz: Do ishte sfidë e madhe nëse…

zgjedhjet ne france biden u hodh poshte ekstremizmi do refuzohet edhe ne shba scholz do ishte sfide e madhe nese



































Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se Franca “e ka hedhur poshtë ekstremizmin”.

biden macron scholz

“Demokratët do ta refuzojnë atë edhe këtu,” i tha ai MSNBC, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale në nëntor, raporton BBC.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se qeveria gjermane ishte “e lehtësuar” që Fronti Kombëtare nuk fitoi zgjedhjet parlamentare të Francës.

“Do të kishte qenë një sfidë e madhe nëse presidenti francez do të duhej të pranonte bashkëjetesën me një parti populiste të krahut të djathtë,” u tha ai gazetarëve.

“Kjo u shmang dhe tani shpresojmë që presidenti por edhe deputetët e zgjedhur do të kenë sukses në formimin e një qeverie konstruktive.

Scholz shtoi se rezultati i zgjedhjeve ishte “i mirë për “miqësinë franko-gjermane, e cila është kaq e rëndësishme”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts