Zgjedhjet në Francë/ Mediat belge publikojnë exit-pollet: Marine Le Pen kryeson me 200 vende

zgjedhjet ne france mediat belge publikojne exit pollet marine le pen kryeson me 200 vende



































Në raundin e parë dhe të dytë të zgjedhjeve partia e Marine Le Pen, “Rally Kombëtare”, vlerësohet të arrijë të mbledhë 200 mandate, sipas exit poll-eve në Belgjikë, La Libre Belgique.

lEPEN

Aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor është në vendin e dytë, me 170 vende, e ndjekur nga aleanca e Ansamblit Macron, e cila duket se ka 140 vende.

Në vendin e katërt janë republikanët e Eric Ciottit me 60 vende.

Ndërkohë mediat franceze flasin për humbjen e partisë së Macron dhe një “pakicë presidenciale”, duke shpjeguar rëndësinë e fitores së mundshme të Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë ndaj qendrës.

Ky proces shënon një pikë kthese në historinë moderne të bllokut centrist. Përfaqësuesit e Macron tashmë mungojnë në rreth 100 zona elektorale.

Të paktën 200 kandidatë nga aleanca e majtë Front Populaire dhe koalicioni qendror i Macron u larguan të dielën e kaluar, në një përpjekje për të ndërtuar një “front republikan” për të parandaluar fitimin e plotë të partisë së Marine Le Pen.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts