Zgjedhjet në Gjermani, Balla uron kreun e partisë socialdemokrate Olaf Scholz: Mori besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë





olafscholz

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar kreu e partisë Socialdemokrate në Gjermani, Olaf Scholz për rezultatin e arritur deri më tani në zgjedhjet federale.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla shkruan se programi i Scholz mori besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

Postimi i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

Aktualisht partia socialdemokrate kryeson zgjedhjet sipas sondazheve të publikuara pas përfundimit të procesit të votimit.

SPD po kryeson me 25.8% të votave kundër partisë së Angela Merkel me kandidat Armin Laschet, e cila ka deri më tani 24.2% të votave.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *