Zgjedhjet në Indi/ Modi pritet të mbajë pushtetin, por jo me rezultatin që shpresonte

zgjedhjet ne indi modi pritet te mbaje pushtetin por jo me rezultatin qe shpresonte

































Aleanca e kryeministrit indian Narendra Modi po shkon drejt një shumice të ngushtë, ndërsa numërimi i votave në zgjedhjet e përgjithshme po i afrohej përfundimit të martën. Kryeministri Modi pritej t’i fitonte zgjedhjet me rezultat më të thellë.

modi

Partia Bharatiya Janata (BJP) e zotit Modi nuk duket se do të sigurojë e vetme shumicën në parlamentin prej 543 anëtarësh. Mbështetja tek aleatët për të formuar qeverinë, mund të të sjellë pasiguri pas një dekade në të cilën zoti Modi ka sunduar me një qëndrim autoritar.

Partia BJP fitoi shumicën absolute të votave kur mori pushtetin në vitin 2014, duke i dhënë fund epokës së qeverive të paqëndrueshme në Indi dhe e përsëriti këtë sukses edhe në vitin 2019.

Gjithsej nevojiten 272 vende për një shumicë në parlament.

Rezultatet e deritanishme treguan se BJP ka siguruar rreth 240 vende në zonat ku aleanca që udhëhiqet nga partia e zotit Modi kryesonte, krahasuar me 303 që fitoi në vitin 2019.

Gati 970 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin dhe pjesëmarrja ishte rreth 66%, sipas të dhënave zyrtare.

MODI MUND TË KETË NEVOJË PËR KOALICION

Nëse këto të shifra qëndrojnë, kjo do të ishte një pengesë e pa precedent për kryeministrin populist, i cili nuk është mbështetur kurrë te partnerët e koalicionit për të qeverisur.

Partia ‘Bharatiya Janata’ (BJP) megjithatë pritet të formojë qeverinë e re dhe të mbajë zotin Modi si kryeministër për një mandat të tretë radhazi.

Nëse këto të dhëna nuk ndryshojnë, zoti Modi mund të “varet shumë nga vullneti i mirë i aleatëve të tij, gjë që i bën ata lojtarë kritikë. Ne mund të presim që ata do ta shfrytëzojnë këtë, si në aspektin e hartimit të politikave ashtu edhe në krijimin e qeverisë”, thotë Milan Vaishnav, drejtor i Programit të Azisë Jugore në organizatën ‘Carnegie Endowment for International Peace’.

“Ky do të ishte vërtet një territor i panjohur, si për indianët ashtu edhe për kryeministrin,” thotë zoti Vaishnav.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts