
11:49 23/03/2021
Izraelitët kanë filluar votimet të martën në zgjedhjet e katërta me radhë brenda dy vitesh. Kryeministri Benjamin Netanyahu shpreson për një mandat të ri, që do ia sjellë përhapja e shpejtë e vaksinës kundër Covid në vend.
Netanyahu është kryeministri që ka qëndruar për kohën më të gjatë në pozitë, por ai është gjithashtu në gjyq i akuzuar për korrupsion, akuza të cilat i mohon.
Figura politike dominuese e Izraelit, Netanyahu, 71 vjeç, ka qenë në pushtet që nga viti 2009. Por, elektorati izraelit është thellësisht i ndarë, me mbështetësit që e vlerësojnë atë si “Mbreti Bibi” dhe kundërshtarët që mbajnë pankarta duke e quajtur atë “Ministri i Krimit”.
Megjithatë, sondazhet në ditët e fundit të fushatës kanë treguar një ngritje për partinë e Netanyahut, duke dhënë shpresa për një mandat të radhës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al