Zgjedhjet në Kosovë, PZAP urdhëron KQZ-në: Rinumëroni të gjitha votat e AKK-së nga diaspora

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, për të rinumëruar me çdo kusht votat nga diaspora, sa i përket kandidatëve të AKKS-së, parti e drejtuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Ky lajm është konfirmuar nga PZAP, përmes një njoftimi që ka bërë në rrjetet sociale

“Apeli Anr.581-2021, i paraqitur nga Florentina Gjergjaj kandidate për deputete e AAK, është pranuar dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të rinumëron fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *