Zgjedhjet në Kosovë, vijnë mesazhet e para të politikanëve për qytetarët/ Osmani: Dëshmoni shpirtin demokratik. Haradinaj: Mos e lini votën në shtëpi!








Liderët politikë në Kosovë u kanë bërë sot thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale. 

mesazhet

Në një mesazh presidentja Vjosa Osmani thotë se shpreson që qytetarët të dëshmojnë shpirtin demokratik përmes një pjesëmarrje sa më të lartë.

“Mirëmëngjes Kosovë! Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19. I priftë e mbara Republikës sonë!”, shprehet Osmani.

Ndërkaq ka votuar ish-kryemiistri i Kosovës Ramush Haradinaj. Kreu i AAK thekson se qeverisja komunale është shumë e rëndësishme për jetën e qytetarëve, ndaj u bën thhirrje atyre të mos e lenë votën në shtëpi.

“Mirëmëngjes Kosovë. Të gjithë shfrytëzojeni të drejtën për të  votuar. Edhe unë votova. Qeverisja komunale është shumë e rëndësishme për jetën tuaj, për jetën e qytetarëve tanë në të gjitha drejtimet. Ju ftoj, vendosni për veten. Votoni, mos e lini votën në shtëpi. Na priftë e mbara Kosovë”, tha Haradinaj. 

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, ka thënë se sot është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracinë, por edhe për jetët e qytetarëve.

Në këtë ditë të bukur vjeshte, sapo ushtrova të drejtën e votës. Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët, është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracinë, por edhe për jetët e tyre. Sot vendosin qytetarët. Ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje. Falënderoj të gjithë ata që i organizojnë këto zgjedhje kaq të mira”, ka thënë Vitia.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *