Zgjedhjet në Kukës/ KQZ merr vendimin, kandidati i Rithemelimit garon nën siglën e koalicionit “BF”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e Kukësit koalicionin “Bashkë Fitojmë” mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokristiane.

Mësohet se kandidati i Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Emri Vata, do të garojë nën siglën e koalicionit.

KAS ka rrëzuar kërkesën e Rithemelimit për garimin e kandidatit të saj nën siglën e PD-së, gjë që do e bëjë kandidati i Partisë Demokratike zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts