Zgjedhjet në PD/ “Nëse nuk ju pëlqen Basha, le të mundet në garë”, Zekthi: Nuk jam kundër kandidimit të Berishës

zgjedhjet ne pd nese nuk ju pelqen basha le te mundet ne gare zekthi nuk jam kunder kandidimit te berishes
zgjedhjet ne pd nese nuk ju pelqen basha le te mundet ne gare zekthi nuk jam kunder kandidimit te berishes

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, si edhe rikthimin e Lulzim Bashës.

Zekthi deklaroi se vendimi i Bashës për të përjashtuar nga radhët e PD-së Sali Berishën ka qenë një “gur themeli” që e ka mbajtur këtë forcë politike pranë partnerëve euroatlantikë.

Ai u shpreh se nëse dikush ka pikëpamje të ndryshme në politikë ai mundet me garë, ndërsa shtoi se për këtë arsye nuk është kundër kandidimit të Sali Berishës për kryesinë e PD-së.

Zekthi shtoi më tej se edhe nëse Basha “mund të jetë shumë i keq”, ai duhet të mundet përmes garës dhe votës në parti.

“Basha ka marrë në 9 shtator 2021 një vendim që u mbrojt nga PD deri në mars 2022 dhe ai vendim mendoj se mbart disa vlera politike, jo kundër Berishës, por ai vendim është gur themeli sepse e mban partinë në shina logjike dhe pranë partnerëve tanë.

Partitë e djathta nuk fitojnë nëse largohen nga kontrolli i elitës së vjetër. Kur dikush ka pikëpamje të ndryshme me një politikan, ai mundet me garë. Unë nuk jam kundër futjes së Berishës në garë. Basha mund të jetë shumë i keq. Nëse nuk të pëlqen dil në garë dhe munde ose gjej dikë që të garojë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts