Zgjedhjet në Spanjë mund të shkaktojnë një ngërç politik

zgjedhjet ne spanje mund te shkaktojne nje ngerc politik
zgjedhjet ne spanje mund te shkaktojne nje ngerc politik

18:03 24/07/2023

Spanja duket se po shkon drejt një ngërçi politik pasi zgjedhjet parlamentare të së dielës nuk sollën një rrugë të qartë për formimin e një qeverie të re nga partitë e djathta, ose ato të majta. Konservatorët e Partisë Popullore i fituan zgjedhjet, duke mundur Partinë Socialiste të kryeministrit Pedro Sanchez, por nuk morën votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re.

Partia Popullore e udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Alberto Núñez Feijóo mori më pak vota se sa kishin parashikuar sondazhet e opinionit publik.

“Detyrimi ynë tani është të shmangim një periudhë pasigurie. Spanjollët sot i kanë besuar Partisë Popullore. Ata gjithashtu përmes votës kanë thënë se të gjitha partitë politike në parlament duhet të fillojnë dialogun mes tyre. Si kandidati i partisë që ka marrë më shumë vota, mendoj se detyra ime është të hap dialogun, që të mund ta udhëheq atë që në minutën e parë dhe të përpiqem të qeverisë vendin tonë”, tha .

Ndonëse socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez përfunduan në vendin e dytë, ata dhe partitë e tyre aleate, e konsideruan rezultatin si një fitore, pasi partitë e tyre së bashkua, fituan pak më shumë vende se Partia Popullore e të djathtës ekstreme.

“Ata që garantojnë kulturën e dominuar nga meshkujt dhe regresin në fushën e të drejtave dhe lirive, sot dështuan. Blloku i prapambetur i Partisë Popullore dhe Partisë Vox është mposhtur. Ka më shumë njerëz si ne që dëshirojnë që Spanja të vazhdojë të përparojë sesa ata që duan të bëjnë hapa prapa me Partinë Popullore dhe Partinë Vox. Me numër shumë më të madh, ne jemi ata që duam që Spanja të vazhdojë të përparojë, dhe kjo do të ndodhë”, tha Kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanchez.

Blloku që ka të ngjarë të mbështesë zotin Sánchez ka fituar 172 vende, ndërsa koalicioni i konservatorit Feijóo siguroi 170 vende.

Rezultati i ngushtë i zgjedhjeve ka të ngjarë të sjellë manovrime politike dhe pasiguri mbi udhëheqjen e ardhshme të vendit.

Banorët e Madridit shpresojnë që partitë politike do të punojnë së bashku për të mirën e vendit.

“Askush nuk fitoi sepse partitë e forta nuk pajtohen me njëra-tjetrën. Do të ishte shumë e lehtë nëse ato bashkohen dhe dalin me ide të mira. Të bashkohen dhe të ofrojnë zgjidhje për të përmirësuar gjendjen në vend”, tha Jose Manuel Gordillo, banor i Madridit.

“Mendoj se të gjithë janë të befasuar sepse ne po prisnim një rritje të madhe të Partisë Popullore. Por, e majta rezistoi. Kështu që tani do të kemi marrëveshje dhe negociata. Ka ende shumë pikëpyetje për këtë”, tha Olga Lopez, banore e Madridit.

Kryeministri i ardhshëm do të votohet pas fillimit të punës së parlamentit të ri.

Socialistët dhe partitë e tjera të majta duket se i kanë motivuar votuesit e tyre duke theksuar frikën e ardhjes në pushtet të Partisë anti-feministe, ultra nacionaliste Vox si anëtare e vogël e një koalicioni të mundshëm qeverisës me Partinë Popullore.

Një qeveri e Partisë Popullore dhe Partisë Vox në Spanjë do ta lëvizte një anëtar tjetër të BE-së në të djathtë, një prirje e parë së fundmi në Suedi, Finlandë dhe Itali.  /VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts