Zgjedhjet parlamentare në Izrael, dalin “Exit Poll-et” e para, kryeson partia e kryeministrit Netanyahu

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Izrael, “Exit Poll-et” e para, tregojnë se fituese është partia Likud e kryesuar nga kryeministri aktual Benjamin Netanyahu.

Megjithatë, parashikohet se Partia Likud e Natanyahut së bashku me aleatët do të fitojnë 52 ose 53 mandate, por për të formuar qeverinë ata duhet të fitojnë së paku 61 mandate.

Yamina, e udhëhequr nga një person i afërt i Netanyahut, Naftali Bennett, parashikohet të fitojë tetë mandate, por ky i fundit nuk ka deklaruar se do të bashkohet në një koalicion me partinë Likud. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Izrael, pret që të gjitha votat të numërohen brenda të mërkurës, për shkak të kufizimeve që janë shkaktuar nga COVID-19.

Pas procesit të votimit, Netanyahu, ka falënderuar mbështetësit e tij, duke thënë: Ju na dhuruat një fitore të madhe për të djathtën dhe Likud nën udhëheqjen time.

Likud është partia më e madhe deri më tani. Shumica e izraelitëve është në krahun e djathtë dhe duan një qeveri të fortë, të qëndrueshme”, u shpreh Netanyahu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *