
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi ka zhvilluar një takim me aktivistë në Kaliforni. Në këtë takim ajo kritikoi edhe presidentin amerikan Joe Biden, sa i përket garës për zgjedhjet.
Kongresmenia Peloi u shpreh po ashtu se përpjekjet e demokratëve nuk po synojnë vetëm fitoren e zgjedhjeve, por edhe forcimin e demokracisë demokratike në Amerikë, duke shtuar: “Nuk ka dyshim që demokracia jonë është në fletëvotim”.
Po ashtu ajo u ndal edhe tek ishte sulmi i dhunshëm në banesë, ku mbeti i plagosur bashkëshorti i saj Paul.
Në lidhje me ketë ngjarje Pelosi u shpreh se sulmi i bashkëshortit të saj ka nxitur “frikë” dhe kjo po ndihet dhe nga sondazhet në Amerikë.
Për sa i përket shëndetit të bashkëshortit të saj ajo u shpreh se është mirë. “Njerëzit më thonë çfarë mund të bëjmë që të ndihesh më mirë?” Unë u them: ‘Voto!’”, tha më tej Pelosi.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al