Zgjedhjet për Bundestagun: “E Majta” konsultohet për programin elektoral

09:40 20/06/2021

Partia “E Majta” diskuton programin elektoral për zgjedhet parlamentare në shtator. Hennig-Wellsow, njëra nga dy kryetaret, theksoi: Njerëzit duan një parti, që i vlerëson ata. Ndaj “E Majta” i duhet spektrit politik.

Njerëzve nuk u ndihmohet me fjalë boshe, tha në hapje të kongresit të partisë në Berlin (19.06)  Henning-Wellsow, e cila qysh nga muaji shkurt bashkëdrejton partinë me Janine Wissler. Hennig-Wellsow i bëri thirrje partisë për unitet dhe optimizëm në sfondin e rezultateve të dobëta në sondazhet paraelektorale dhe debateve brenda partisë për kursin e duhur të saj. “Unë mund t’ju premtoj një gjë: Ne nuk do të dorëzohemi, (…) sepse ne kemi vërtetë një detyrë në këtë shoqëri.” Shprehimisht ajo bëri thirrje për frymë ekipi në parti.

“Koha për të vepruar”

Pas një deklarate të shkurtër të politikanes nga Tyringjia nisi debati i përgjithshëm mbi temat thelbësore për programin elektroal në zgjedhjet për Bundestagun në shtator. Kongresi i partisë „E Majta” vazhdon dy ditë në formë digjitale për 580 delegatët dhe me vetëm pak prej tyre që lejohen të jenë të pranishëm fizikisht në Reinbeckhallen në Berlin. Programi elektoral është titulluar „Koha për të vepruar. Për siguri e paqe sociale, për drejtësi ndaj klimës”. Në këtë program kërkohet një kthesë sistemi politik e shoqëror në Gjermani. Kjo ka të bëjë si me politikën e jashtme, ashtu edhe me sistemin shëndetësor dhe mjedisin e punës. Krahas zgjerimit të shtetit social dhe të ardhurave më të larta për ngarkesë më të madhe pune, në program parashikohen shkurtime të ndjeshme në ushtri si dhe që t’i jepet fund misioneve ushtarake jashtë vendit.

Mungon uniteti

Në programin prej 120 faqesh të propozuar nga kryesia e partisë ndër të tjera kërkohet një pagë minimale me 13 euro në orë, një pension minimal 1200 euro në muaj si dhe të ardhura minimale të garantuara po në vlerën 1200 euro. Kërkohet gjithashtu heqja e tavanit për nivelin e borxhit, shëbrim urban publik falas për afat të gjatë dhe për ata që kanë pasuri mbi dy milionë euro pagesa e një kuote për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Ndërkohë janë paraqitur qindra kërkesa për ndryshime në projekt-program nga të deleguarit. Gjatë kongresit priten debate kryesisht lidhur me politikën e jashtme – si çështja e anulimit të misioneve të ushtrisë jashtë vendit. Qysh në fillim të diskutimeve u bë e qartë, se cilat tema preokupojnë delegatët: pajisjet e spitaleve dhe gjendja në

tregun e strehimit. Bashkëkryetarja e partisë Wissler theksoi, se “Ne kemi nevojë për një rishpërndarje të re nga lart poshtë.” Kryesia e partisë këtë e konsideron si drejtësi sociale. “Në këtë vend ka para me bollëk”, tha Wissler.

Sahra Wagenknecht – Jo e pranishme, por e prekshme në kongres

Sahra Wagenknecht, ish-kryetare e grupit parlamentar të partisë “E Majta”

Grindje brenda partisë ka shkaktuar veçanërisht ish-kryetarja e grupit parlamentar të “Së Majtës” Sahra Wagenknecht. Ajo e akuzon partinë, se nuk bën sa duhet për zgjedhësit tradicionalë të saj. Janë disa anëtarë të partisë që kërkojnë përjashtimin e  saj nga partia. Wagenknecht në një libër të saj botuar së fundi, që është ndër bestseller-it aktualisht në tregun e librit, kritikon partinë “E Majta”, se ka humbur nga fokusi temat sociale dhe merret me çështje të gjinisë, klimës apo ushqimeve bio duke lënë pasdore zgjedhësit me të ardhura të pakta.

Në sondazhet paraelektorale partia ka kuota të dobëta rreth gjashtë dhe shtatë përqind. Në zgjedhjet e vitit 2017 “E Majta” mori 9,2 përqind. Një dështim në pragun e përfaqëseimit prej pësë përqind Wissler e konsideorn si “jo realist”. Me zgjedhjen e dy bashkëkryetareve Wissler dhe Hennig-Wellsow në fund të shkurtit partia shpresonte për një hop të ri, por aktualisht shifrat flasin për të kundërtën./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *